Arbenita Ismajli ironizon Feron pas deklaratës së tij

Fero dhe Arbenita vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me postimet e tyre në mediat sociale.

Para pak ditëve Fero deklaroi se ndarë rrugët përfundimisht me modelen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk mban përgjegjësi për postimet e ish-bashkëshortes. 

Pas Feros, ka reaguar Arbenia, përmes një postimi në “Instastory”, ku shihet një ‘meme’ që kishte fokus djemtë 25 vjeçar të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre. 

“Çfarë të them më tepër?”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e postimit. 

Po ashtu, ajo ka ndarë një video tjetër ku shkruhet: "Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre", duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që ka mbyllur lidhjen.