", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/16/auto_F6JyqymXUAA5C4g_11694897886.jfif", "width": 900, "height": 601 } }

Shefi Agjencisë së Sigurisë në Serbi dhe Christopher Hill duken bashkë në një aktivitet

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit, në korrik të këtij viti.

Por duket se kjo gjë nuk e pengon Christopher Hill, ambasador i ShBA në Beograd, të jetë pjesë në një aktivitet të përbashkët me Vulin. 

Një foto, e cila po qarkullon në rrjet, tregon pjesëmarrjene tij në një takim, ku Hill po mban një fjalim dhe Vulin është një dëgjues i vëmendshëm i rreshtit të parë.