Britania e Madhe sanksionon Wagner, mercenarët rusë shpallen organizatë terroriste

Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar të Rusisë Wagner si një organizatë terroriste, disa javë pas vdekjes së themeluesit të saj Yevgeny Prigozhin.

Urdhri u miratua të premten, duke e bërë të paligjshme anëtarësimin ose mbështetjen e Wagner. Ata që shpallen fajtorë për ndihmën ndaj paraushtarakëve mund të përballen me gjoba të larta dhe dënime deri në 14 vjet burg.

Duke propozuar urdhrin javën e kaluar, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e quajti Wagner një “kërcënim për sigurinë globale”.

“Aktivitetet e vazhdueshme destabilizuese të Wagner-it vazhdojnë vetëm t’i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit”, tha Braverman.