Teliti: Dyshja Veliaj-Kuko i heqin të drejtën e fjalës këshilltarëve të opozitës!

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se i ka hequr fjalën këshilltarëve të opozitës.

‘Dyshja Veliaj-Kuko në shkelje të plotë të ligjit dhe rregullores i heqin të drejtën e fjalës këshilltarëve të opozitës. Nuk duan të dëgjojnë të vërtetat e vjedhjes së fondeve dhe grabitjes së pronës publike’, shkruan Teliti në Facebook.

Postimi i plotë:

Live.

Dyshja Veliaj-Kuko ne shkelje te plote te ligjit dhe rregullores i heqin te drejten e fjales keshilltareve te opozites.

E kerkuam fjalen per procedure, nje e drejte e cdo keshilltari, por dyshja nuk deshiron te degjoje te verteten ne sy. Nuk duan te degjojne te vertetat e vjedhjes se fondeve dhe grabitjes se prones publike.

Shkelje pas shkelje, kjo eshte fytyra e vertete e Bashkise.