Rice zgjedh 4 mesfushorët më të mirë në botë, injoron 5 herë fituesin e Champions-it

 

Ylli i Arsenal-it, Declan Rice, ka zgjedhur katër lojtarë që ai mendon se janë mesfushorët më të mirë mbrojtës në Europë aktualisht.

Rice konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë falë aftësive të tij, talentit dhe eksperiencës.

Këtë verë, ai u transferua nga Ëest Ham tek Arsenal-i për 105 milionë sterlina.

Tifozët dhe ekspertët kanë qenë gjithmonë të ndarë në lidhje me atë që është, sipas tyre, mesfushori më i mirë në Europë aktualisht.

Në një intervistë të dhënë për Channel 4, Rice është pyetur të përmendë emrat e atyre që ai mendon se janë mesfushorët më të mirë në botë.

Ylli i Arsenal-it ka zgjedhur një katërshe lojtarësh që ai vlerëson. Në zgjedhjet e tij, ai ka lënë jashtë Casemiro-n, fituesin e plot 5 Champions League me Real Madrid.

Të përzgjedhurit nga Rice kanë qenë: Rodri, Partey, Aurelien Tchouameni dhe Jorginho.

“Më i miri në Premier League është Rodri”, ka thënë i. “Kur erdha tek Arsenal-i më befasoi Partey. Ka qenë i jashtëzakonshëm deri në momentin e dëmtimit.

“Tchouameni te Real Madrid. Ai është i ri, por shumë agresiv, shkon pas topit, del përpara me topin në këmbë, është shumë i mirë”, ka vazhduar Rice.