Deshi, s’deshi, Rosela Gjylbegu e hodhi thumbin për këngëtarët e rinj

Rosela Gjylbegu është padyshim një nga zërat e shquar të muzikës shqiptare, por prej vitesh nuk e kemi parë të angazhohet në projekte të reja.

E megjithatë duket se këngët e saj i kanë rezistuar kohës dhe vazhdojnë të dëgjohen nga fansat dhe dashamirësit e saj.

Si për ta kujtuar, një ndjekëse e artistes ka postuar në Instastory një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Eliza Hoxhën ‘Rrahjet e zemrës’ që u krijua 10 vite më parë. Gjylbegu e ka ripostuar videon me mbishkrimin: ‘Eh ishte një kohë kur dëgjohej muzikë e vërtetë’.

Deshi, s’deshi këngëtarja e hodhi thumbin për prurjet e reja muzikore, të cilat mesa duket nuk janë në shijet e saj.