Milani merr një goditje para derbit me Interin, konfirmohet një tjetër mungesë

Milani do të luajë nesër derbin kundër Interit, aty ku do të synojë të rikthehet te fitorja në derbi dhe të marrë i vetëm kryesimin e kampionatit.

Por, në prag të këtij takimi, Milani ka marrë një lajm të keq nga infermieria.

Pierre Kalulu nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për Piolin, duke qenë se ka pësuar një dëmtim në kofshë pak ditë më parë dhe sot kanë qenë testet e fundit mjekësore para derbit.

Rezultatet e kanë ndaluar futbollistin që të jetë i gatshëm për takimin e nesërm dhe me shumë gjasa, do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të Championsit.

Milani do të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme në derbi, ku Fikajo Tomori e ka humbur takimin për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin e fundit ndaj Romës.