EMRI/ 38-vjeçari shqiptar me skuter aksidentohet për vdekje në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tezze sul Brenta, Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, Altin Lekaj, ka humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se 38-vjeçari teksa po lëvizte me skuter është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Sipas mediave italiane, pas përplasjes me makinën që i vinte përballë, një tjetër automjet e ka përplasur sërish duke mos e shmangur dot 38-vjeçarin.

Ai jetonte pranë vendit të aksidentit me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri dhe tre fëmijët e tyre të mitur, raportojnë mediat italiane.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por raportuan se 38-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiaku, Luigi Pellanda, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjes së shqiptarit.