Akuza për korrupsion, arrestohet ish-ministri ukrainas i shëndetësisë

Gjykata kundër korrupsionit e Ukrainës ka arrestuar ish-ministrin e shëndetësisë Maksym Stepanov, sipas raporteve.

Gazetari ukrainas Oleh Novikov raporton se Stepanov është arrestuar në mungesë, me dyshimin se ka përvetësuar më shumë se 450 milionë hyrvia (9.8 milion £) ndërsa ishte në krye të “Ukraine Printing Factory” në pronësi të shtetit.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës njoftoi një hetim ndaj Stepanov në fillim të këtij viti.

Kievi po përpiqet të tregojë se ka bërë përparim në një goditje kundër korrupsionit gjatë kohës së luftës që është jetike për shpresat e tij për t’u bashkuar me BE.