Bashkon sërish votat me Ramën/ Basha kthehet në Kuvend për të dyfishuar pagën e gruas së Alibeajt

Lulzim Basha deklaroi sot përpara gazetarëve se do të bashkojë sërish votat me mazhorancën.

Ai tha se do të bashkojë votat me Edi Ramën për të rritur pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Basha nuk dha një shpjegim se përse po pranon një projektligj që dyfishon pagat e anëtarëve të Kushtetueses në krahasim me gjyqtarët e tjerë të lartë.

Ky projektligj është kundërshtar nga opozita dhe nga vetë deputetët socialistë. Kujtojmë se edhe Fatmir Xhafaj abstenoi për këtë nismë.

Ndërkohë, pjesë e kësaj gjykate është edhe partnerja e Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllari.

Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi të martën më 12 shtator një propozim të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve të saj dhe të anëtarëve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në masën dyfish krahasuar me pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe në tejkalim të ndjeshëm të pagës referencë të Presidentit të Republikës.

Projektligji i hartuar Ministria e Drejtësisë, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese, parashikon që paga e një gjyqtari kushtetues të jetë rreth 644 mijë lekë, ndërsa e kryetarit të kësaj gjykate në vlerën rreth 773 mijë lekë. Ky projektligj u konstestua nga disa anëtarë të Komisionit si “i palogjikshëm dhe i pabazuar”.