Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 28-vjeçarja shqiptare

Një 28-vjeçare shqiptare ka vdekur pas një aksidenti tragjik në Greqi. Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën kombëtare Athinë-Korinth.

28-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria ka qenë pasagjere e një motori që është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçarja ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motorit, shtetas grek ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga policia dhe është arrestuar.