Një kilometër rrugë në gjermani kushton 8.24 milion euro, në Shqipëri kushton 22 milion euro

Rrugët në Gjermani kushtojnë 8.24 milion euro një kilometër. Në Shqipëri ndërtimi i një rruge kushton 20 milionë Euro. Më konkretisht segmenti i Unazës së madhe nga Sheshi Shqiponja deri te Fabrika e Miellit.

Sipas WorldHighways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë janë në Austri me 12.87 milionë euro / km.
Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria me 11.21 milionë euro/km, e ndjekur nga Sllovakia në 9.56 milionë euro/km dhe pastaj Republika Çeke në 8.86 milionë euro/km.

Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.89 milionë € /km, në Kroaci 6.68 milionë / km, në Slloveni 7.29 milionë / km dhe në Gjermani 8.24 milionë/km.

Dhe standardi i rrugëve të Shqipërisë me vendet ku kilometri kushton 2-3 herë më pak nuk ka të krahasuar.