Kim do të vazhdojë turneun në Rusi pas bisedimeve me Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur pas vizitës së Kim Jong Un dhe sipas agjencisë së lajmeve Ria, ka njoftuar se lideri i Koresë së Veriut do të vazhdojë turneun e tij me një vizitë në qytetin e Vladivostok.

Putin tha gjithashtu se kishte një "shkëmbim të hapur mendimesh me Kim".

Ai tha se kishte mundësi për bashkëpunim dypalësh ushtarak-teknik, megjithëse shtoi se Rusia do të përmbushte detyrimet e saj ndërkombëtare.

'Diskutuan për bujqësinë' shtoi Putin, ku Rusia "ka diçka për t'i ofruar Koresë së Veriut".