‘Yjet’ e Rumanisë iu lutën tifozëve, ata refuzuan të hiqnin parullën kundër Kosovës

Ndeshja e sotme në Bukuresht mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në minutën e 18-të të saj, pasi ultrasit rumunë shpalosën një parullë politike dhe nisën kore kundër Kosovës.

Ultrasit “Uniți Sub Tricolor” hapën një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, parullë qartësisht politike që nuk lejohet në tribuna.

Gjyqtari në konsultim me delegatin e ndeshjes, vendosi që të ndërpriste takimin dhe dy nga yjet e Rumanisë, Nikolae Staçiu dhe Ianis Haxhi, shkuan poshtë tribunës së ultrasve.

Ata iu kërkuan që ultrasit të hiqnin parullën në fjalë, por këta të fundit refuzuan.

Kjo bëri që gjyqtari të sinjalizonte kthimin në dhoma të zhveshjeve të lojtarëve.

Vetëm atëherë ultrasit hoqën parullën kundër Kosovës.