Rumani-Kosovë/ Përfundon pjesa e parë në Bukuresht, Muriqi u ndëshkua me karton të kuq

Kosova po përballet me Rumaninë në kualifikimet për “Euro 2024”.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0.

Kosova ka mbetur me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të, pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Ndeshja ishte ndërprerë për 30 minuta për shkak të vendosjes në tribuna të një baneri skandaloz ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.