Rinis ndeshja Rumani-Kosovë

Është vendosur për rifillimin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.

Pas ndërprerjes prej disa minutave, tashmë ka rinisur sërish ndeshja.

Ndeshja u ndërpre për shkak të mesazhit nacionalist dhe skandaloz të shfaqur nga rumunët, ku tifozët kishin shpalosur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.