Mërgim Vojvoda ua kthen rumunëve me shqiponjë

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz.

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt dhomave të zhveshjes.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri.

Gjatë largimit të futbollistëve nga fusha, Mërgim Vojvoda është parë duke parë shqiponjën me duar, si kundërpërgjigje ndaj rumunëve.