U-21/ Formacionet zyrtare të Shqipëri-Rumani, Shpresat kërkojnë fitoren e dytë radhazi

Shqipëria U-21 pret në orën 18:30 Rumaninë U-21 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2025”.

Kjo është ndeshja e dytë që kuqezinjtë do të zhvillojnë teksa ndeshjen e parë fituan me rezultatin 2-1 ndaj Armenisë U-21.

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare të sfidave dhe vihet re që Alban Bushi ka bërë ndryshime nga radha e shkuar.

Në portë do të jetë Lila, ndërsa ka bërë rotacion në mbrojtjte. Selimaj ka zëvendësuar Buxhelajn.

Ndërkohë ndryshime ka edhe në mesfushë me Ismailin në qendër.

Treshja e sulmit është Pajaziti-Shpendi-Rexhepi.