Dafina zëvendëson Geek-un, ky është DJ i saj i ri!
Dafina Zeqiri dhe DJ Geek pas sezonit veror i ndanë rrugët edhe nga ana profesionale.
Prej vitesh dyshja përpos të dashur kishin edhe marrëdhënie pune me njëri-tjetrin. Pas koncertit të fundit me artisten më 30 gusht, Geek, njoftoi se do të vazhdojë aktivitetin e tij i pavarur.
Sakaq nuk ka vonuar gjetja e zëvendësimit të tij.
Në grupin e Dafinës, tani e tutje DJ do jetë Dandara.
‘Është zyrtare. Duam t’i urojmë mirëseardhje publikisht anëtarit tonë më të ri, DJ Dandara në familjen tonë’, thuhet në njoftimin e MoneyZ.
https://www.instagram.com/p/CxD6MdyMoHA/?utm_source=ig_web_copy_link