FOTO/ Përflitej se do të bëheshin prindër, Luiz Ejlli konfirmon shtatzaninë e Kiarës?

Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito së fundmi janë përfolur se do të bëhen prindër.

Gjatë kohës që ishin me pushime në Turqi çifti në një “video-live” tha se lajmi për një shtatzëni të mundshme të Kiara Titos është thjesht një thashethem.

Por dyshimet ringjallen përsëri kur Kira bëri publike disa foto dhe video nga festa e përvjetorit të martesës së prindërve të saj, ku moderatorja shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi Luiz Ejlli i ‘hodhi benzinë zjarrit’ duke postuar një foto ku këngëtari supozohet të jetë afër barkut të partneres së tij dhe shkruan:

“Rrahjet më të ëmbla në botë! “

Nuk dihet nëse e gjitha kjo është një shaka nga ana e Luizit apo ka diçka të vërtetë megjithatë këngëtari dhe fituesi i “Big Brother” e ka shprehur shpesh dëshirën për tu bërë baba.