Bonucci për Donnarumma: Gjithmonë me ty vëlla, gjithmonë me kokën lart!

 

Gianluigi Donnarumma është vendosur në qendër të kritikave, me portierin që pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut po kalon një periudhë të vështirë.

Gardiani i Paris Saint-Germain duket se tashmë me paraqitjet e tij ka vendosur në pikëpyetje edhe vendin e titullarit, por për këto zëra ka reaguar edhe Leonardo Bonucci.

“Gjithmonë me ty vëlla. Gjithmonë me kokën lart” – ishte mesazhi i mbrojtësit në rrjetet sociale për portierin, me dyshen që në vitin 2020 triumfuan në Europian.