Pasi e hoqi nga Instagrami Luiz Ejllin, Efi Dhedhes reagon për herë të parë: Po vazhdoj jetën time

Së fundmi në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli nuk ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Ka qenë Efi e cila ia ka hequr ‘followin’ këngëtarit shkodran duke ia vënë ‘kapakun’ aludimeve për miqësinë e tyre.

Ndryshe nga ajo, Luizi vazhdon akoma ta ndjekë në Instagram atë.

Mëgjithatë nuk ka mjaftuar kjo pasi, Efi ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut. Doja të ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokën time dhe po vazhdoj jetën time. Kjo histori vetëm po më hap barkun. Ju dua.”- ka thënë Efi.