Iu nënshtrua një ndërhyrjeje, ja si paraqitet sot gjendja e Genc Fugës

Aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë, gjatë muajit korrik.

Bashkëshortja e tij, Eni, ishte ajo që bëri me dije lajmin, ndërsa kërkoi prej miqve të tyre ndihmë për të kontribuuar me një vlerë monetare prej 19 mijë euro për operacionin. Dhe shuma u arrit në kohë rekord.

Pas problemeve me shëndetin, Genc Fuga ia ka dalë dhe sot gëzon shëndet të plotë.

Përmes një postimi të bërë në “Instastory”, në profilin e saj zyrtar, aktorja ka publikuar një foto të Gencit teksa shoqëron vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.

“Me babin në ditën e parë të shkollës“, shkruan bashkangjitur postimit Eni, fotografi të cilën e ka shoqëruar me ikonat e zemrës.