Krasniqi: Ervin Mete u votua si ministër në kundërshtim me Kushtetutën

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, është shprehur se emërimi i Ervin Mete si ministër, është në kundërshti me ligjin, pasi sipas tij, është bërë 48 orë përpara se të miratohej shkarkimi i tij nga Parlamenti nga çdo funksion tjetër.

Komentet Krasniqi i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se Kuvendi shkarkoi sot (11/9) Ervin Mete nga Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, nderkohë kryeministri e ka propozuar pesë ditë më parë si minister tek Presidenti dhe ky i fundit e ka emëruar me dekret minister me 9/9, pra dy ditë më parë.

Ai shtoi se posti i ministrit është i papajtueshëm me funksione të tjera përveçse atë të deputetit.

Reagimi i Krasniqit:

Paradoks kushtetues? Kuvendi shkarkoi sot (11/9) Ervin Mete nga Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, nderkohë kryeministri e ka propozuar pesë ditë më parë si minister tek Presidenti dhe ky i fundit e ka emëruar me dekret minister me 9/9, pra dy ditë më parë! Posti i ministrit është e papajtueshme me funksione të tjera përveçse deputet, por Mete u emërua minister 48 orë përpara se të miratohej shkarkimi nga parlamenti nga funksioni tjetër!