Albana Koçiu i bënte emërimet në Administratën Publike kundrejt ryshfetit

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministres të sapo emëruar në krye të Ministrisë së  Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Ai thotë se ajo ka një histori të hidhur 8-vjeçare me emërimet në Administratën Publike kundrejt ryshfetit dhe lidhjeve nepotike.

Sipas tij Koçiu I bënte emërimet me ryshfet. Ndërsa sa I përket Manastirliut Berisha thotë se e la Ministrinë e Shqndetësisë në agoni.

“Ato që erdhën nuk janë më pak se Krica, Albana Koçiu ka histori të hidhur 8-vjeçare.  Koçiu i bënte emërimet me ryshfet.  Ajo shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni. Nuk po flas për Edonën e Zeusit se ajo shkoj në qiell. Prurjet e tjera janë mekatare.”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Koçiu në përgjimet e SPAK, Lexo më shumë