Dhuna e Rrajave, Balliu: Zyrtarizohet,në Shqipëri ka vetëm narkoprokurori

Shefi Organizativ i PD-së Klevis Balliu ka reaguar pas njoftimit të orikurorisë për dhunën e ushtruar nga fisi Rraja.

Në një postimin e tij në Facebook, Balliu shkruan se “Të quash plagosje të lehtë shkopat e bejsbollit dhe pistoletat në kokë të Rrajave ndaj qytetarëve,vetëm prokuroria e narkoshtetit mundë ta justifikojë”.

Postimi:

Zyrtarizohet,në Shqipëri ka vetëm narkoprokurori.

Të quash plagosje të lehtë shkopat e bejsbollit dhe pistoletat në kokë të Rrajave ndaj qytetarëve,vetëm prokuroria e narkoshtetit mundë ta justifikojë.