Postimi i UEFA-s bën xhiron e rrjetit: Përuluni para Jasir Asanit!

Jasir Asani ka qenë autori i një tjetër goli të jashtëzakonshëm me fanellën e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Pas kryeveprës me Moldavinë, ai ka përsëritur veten mbrëmë dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe vetë UEFA në adresën e saj në rrjetet sociale.

“Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një supergol”, shkruajti fillimisht faqja zyrtare e EURO 2024 për futbollistin shqiptar.

Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”, ishte postimi i radhës në adresat zyrtare të turneut, që ashtu si i pari ka bërë xhiron e rrjetit, i shpërndarë me shpejtësi nga mbështetësit kuqezi.