Fillimi i vitit të ri shkollor, Begaj: Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes!

Teksa sot nis viti i ri shkollor, nuk mund të mungonte një mesazh nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit i ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, po ashtu edhe prindërve për këtë vit të ri shkollor.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.”, thuhet në mesazhin e tij.