Mrekulli e Asanit, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E.

Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.

Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 36’. Nga krahu i djathtë, nga një distancë tepër e largët, Asani ka goditur portën duke e dërguar topin në rrjetë.