", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/09/auto_12rwfsz1694255489.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Përsëritet historia, breshka mund lepurin në garën e vrapimit

Besoj se të gjithë e kemi lexuar fabulën ku lepuri dhe breshka debatuan mbi faktin se kush ishte më i shpejtë.

Dhe duke mos rënë dakord se kush ishte më i shpejti, të dy, vendosën që debatit t’i japin fund me një garë.

Kështu, u vendosën në një rrugë që i ngjante një piste dhe u bënë gati për garën.

Lepuri bëri shenjën e nisjes dhe sa hap e mbyll sytë u zhduk fare.

Pas një farë kohe, u ndal dhe kur pa sa larg ishte breshka, mendoi të pushojë pak nën hijen e një peme.

“Eh e shkreta breshkë! Edhe sikur të merrja një sy gjumë, prapë nuk do arrinte para meje.” tha lepuri i sigurt.

Kështu, vajti tek një pemë dhe u shtri sa gjerë-gjatë për të fjetur!

Breshka e arriti dhe e kaloi lepurin që ishte shtrirë duke fjetur. Kështu, ajo arriti para tij në finish, duke korrur një fitore të padiskutueshme.

Dhe një video  e cila tashmë është bërë virale ka bërë që historia të përsëritet.

Në garë është vënë sërish një breshkë me një lepur.

Siç pritej, lepuri filloi fuqishëm, por më pas u u shtri në mes të ngjarjes dhe pa se si breshka fitoi ngadalë, por me siguri, garën.

Video e publikuar ka marrë mijëra komente të mbushura me humor si:

‘ Lepuri meriton një Oskar për aktrimin e përsosur me skenarin për hir të njerëzimit’ .'  Jepini lepurit një Oscar ... ai e luajti rolin e tij në mënyrë perfekte.' 'Lepuri nuk po përpiqej të shkatërronte historinë tuaj të fëmijërisë.'