Dhjetë viktima dhe 4 të zhdukur nga përmbytjet në Greqi

Ka shkuar në 10 numri i viktimave si pasojë e kushteve ekstreme të motit në Greqi.

Autoritetet në vendin fqinj bënë po ashtu të ditur se katër persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur teksa operacionet e shpëtimit vijojnë.

Skuadrat e angazhuara në terren vijojnë të jenë në gatishmëri pasi, siç njoftohet, përmbytjet mund të intensifikohen në çdo moment.

Deri më tani, që nga dita e djeshme, kur nisi operacioni i përgjithshëm i evakuimit dhe shpëtimit me mjete ajrore dhe tokësore në 14 fshatrat, janë kryer 296 shpëtime nga helikopterët e Brigadës së Zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura.