Parashikimi imotit për fundjavë, ja çfarë na pret

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: 

Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si dhe depërtimi i anticiklonit do të bëjë që orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.

Në fushën termike për temperaturat pritet të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mesditës ku termomtri do të shënoj vlerën e 35-36 gradë.