Kreu i PL, Ilir Meta, takim me kryetarin e PD Sali Berisha në selinë blu

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka shkuar paradite në selinë blu për t’u takuar me kryetarin e PD-së, z. Sali Berisha.

Takimi vjen në kuadrin e përgatitjeve që po bëhen për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj bashkie, ku kandidati i PD-së, Emri Vata, do të kandidojë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Po  ashtu, sot në orën 12:00, zyra e shtypit e PD ka njoftuar se z. Berisha do të mbajë një konferencë shtypi.