Zbulohet emri i fëmijës së dytë të Rihanna-s dhe A$AP Rocky

Emri i pazakontë i fëmijës së dytë të Rihanna-s dhe A$AP Rocky është zbuluar një muaj pasi këngëtarja lindi.
 
Ata e kanë quajtur djalin e tyre Riot Rose Mayers.
 
Emri mund të ketë një lidhje delikate me këngën e A$AP "Riot" e cila u publikua në korrik dhe shfaqte Pharrell Williams.
 
Duket se ccifti ndjek traditën e favorizimit të shkronjës "R", pasi çifti e quajti djalin e tyre të parë, të lindur në maj 2022, RZA Athelston Mayers.