Ukraina: Rusia nuk ka më trupa, SHBA dërgon të tjera armë në Kiev brenda 24 orësh

“Rusia ka zhvendosur shumicën e njësive ushtarake që ishin në Bjellorusi, për stërvitje në zona të tjera dhe për këtë arsye nuk ka më forca tokësore të mjaftueshme për të nisur një ofensivë nga ky territor. 

Lajmi u mësua nga zëdhënësi i rojeve kufitare të Bjellorusisë, Andriy Demchenko, sipas të cilit Moska nuk ka një grup të mjaftueshëm sulmues që është gati dhe në gjendje të pushtojë Ukrainën. 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë akorduar një paketë tjetër ndihme me armë për Ukrainën, e dyta brenda 24 orëve, pas asaj të prezantuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Blinken gjatë vizitës në Kiev.

Sipas Pentagonit, bëhet fjalë për një ndihmë 600 milionë dollarëshe që përfshin mes të tjerash municione për sistemin e artilerisë Himars.