Përmbytje masive në Hong Kong, më të rëndat në 140 vite

Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po përballen me reshjet më të mëdha të shiut në histori. Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë u përmbytën në Hong Kong pasi zyrtarët mbyllën shkollat ​​dhe vendet e punës.

Shirat, që filluan të enjten, janë më të mëdhatë që kanë goditur qytetin në gati 140 vjet.

Të premten, autoritetet e Hong Kongut thanë se të paktën 83 persona ishin dërguar në spital në 24 orët e fundit. Shiu ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu, duke bllokuar disa rrugë.

Shirat e dendur kanë përmbytur gjithashtu Kinën jugore.

Qindra fluturime janë pezulluar në provincën Guangdong, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për përmbytje dhe këshilluan banorët në zonat e ulëta të evakuohen.