Çeki-Shqipëri, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë e takimit u mbyll me porta të paprekura.

Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse.

Ndërkohë, Shqipëria pati disa mundësi, por të paqartë në topin e fundit. Një rast i pastër ishte pranë minutës së 30’ me Cikalleshin, por nuk mundi të shënonte. Ndërkohë një rast i diskutueshëm ishte brenda zonës së kundërshtarit, pasi Barjami mori një ndërhyrje, por për gjyqtarin nuk kishte asgjë të parregullt.