Silvinjo i heq shiritin Hysajt, ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares kundër Çekisë

 

Silvinjo ka zbuluar formacionin që do të luajë kundër Republikës Çeke dhe duket se ka zgjedhur një ndryshim të rëndësishëm në Kombëtare.

Tekniku brazilian ja ka hequr shiritin e kapitenit Elseid Hysajt dhe ja ka besuar atë Berat Gjimshitit.

Një lëvizje surprizë kjo e Silvinjos, duke parë që Hysaj ka qenë prej kohësh kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Etrit Berisha zëvendësuesi i tij, por asnjëri nga ata nuk do e mbajë shiritin, me Gjimshitin që është gati të marrë një përgjegjësi akoma dhe më të madhe në Kombëtare.