Nëse nuk do të ishte Mbretëreshë, ja çfarë do të ishte bërë Elizabeth

Nëse do të kishte pasur mundësi të zgjidhte, mbretëresha Elizabeth II do të kishte zgjedhur një rrugë krejtësisht të ndryshme nga ajo që i ofronte Pallati Mbretëror.

Miku i saj i ngushtë dhe ish-deputeti i Parlamentit Britanik ka treguar për mediat se monarkes i kishte pëlqyer gjithnjë që të bëhej komediane.

74-vjeçari Giles Bradreth foli për Times Radio se në një bisedë të rastësishme me të, Mbretëresha Elizabeth i zbuloi se ëndërronte të bëhej komediane. Madje, ai rrëfen se Elizabeta bënte imitime të mira të disa aktorëve që në moshë të vogël.

“Ajo ishte frymëzuar nga komediani George Forby, i cili kishte vizituar kështjellën Windsor gjatë Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ai.

“Ajo më kishte thënë se nëse nuk do të ishte mbretëreshë, mund të ishte imituese.” E pyeta: ”A po e thua vërtet këtë? Çfarë mund të bësh?” Dhe ajo mu përgjigj: ”Unë mund të imitoj George Forby”.

Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth II, u nda nga jeta më 8 shtator të vitit të shkuar në moshën 96-vjeçare.