Shkon në 6 numri i viktimave nga stuhia 'Daniel' në Greqi, mes tyre 3 janë gra

Dy gra janë gjetur të vdekura në Astricë të Kardicës për shkak të stuhisë “Daniel”, e cila ka goditur Greqinë së fundmi.

Në njoftimin e autoriteteve thuhet se dy trupat e grave të moshuara janë nxjerrë nga një banesë në zonën e goditur të Astricës.

Bëhet fjalë për një grua 75-vjeçare dhe një grua 85-vjeçare, sipas mediave në Greqi.