VIDEO/ Praga 'vishet' kuqezi, atmosferë elektrizuese para ndeshjes së Kombëtares

Shqipëria luan sot një ndër ndeshjet më të rëndësishme për rrugëtimin në “EURO 2024”.

Kuqezinjtë e Silvinjos do të sfidojë në transfertë Çekinë në orën 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”.

Ata të cilët me zor po presin këtë duel padyshim janë tifozët shqiptarë që ndodhen në Pragë për të mbështetur Kombëtaren.

Një grup i madh tifozësh është mbledhur në qendër të Pragës ku këndojnë e festojnë para ndeshjes.

Ashtu siç shihet edhe në video, tifozët kuqezi ia marrin valles duke krijuar një atmosferë festive dhe të bukur.