SYRI TV/ Megaoperacion nga ajri dhe nga toka, asgjësohen 12 831 bimë narkotike në Shkodër

12 mijë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjesuar në Qarkun Shkodër në kuadër të operacionit të koduar Fly. Në operacion u angazhuan rreth 600 forca policore mes tyre FNSH dhe RENEA.  Problem deri tani për policinë mbetet identifikimi i pronarëve të këtyre parcelave, teksa operacionet finalizohen vetëm me prangosjen e rojeve dhe kultivueseve.

SYRI TV

Kryeqendra e veriut ka qenë nën sitën e vëzhgimeve dhe kontrolleve nga ana e policisë duke asgjësuar kështu mijra fidanë e rrënjë kanabisi të kultivuara kryesisht në zonat e thella malore të Dukagjinit e Malesisë Pukë Mirditë.

Në operacionin e fundit u sekuestruan 12 831 bimë narkotike bimë narkotike kanabis sativa, teksa në operacion u angazhuan rreth 600 efektivë të Policisë së Shkodrë, Forcave Renea dhe FNSH të Tiranës dhe Fierit, teksa pati edhe ndërhyrje nga ajri me helicopter.

Bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.  Nga këto zona të thella, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 2220 bimë narkotike cannabis sativa.

Në Mnelë, Shllak, Temal, Kir Ana e Malit etj, u  asgjësuan 10 611 bimë narkotike cannabis sativa.

Që nga janari janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar ndërsa pjesa tjetër mbeten ende të pazbarshur, shumica e kultivuesve janë persona me precedent dhe të shkuar kriminale. Ndërkohë ka pak të dhëna për bosët e këtyre parecelave të drogës.