SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë

SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.

Alla është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.

 Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.