Puthje pasionante dhe… Leonardo DiCaprio dhe modelja 25-vjeçare s’përmbahen në publik!

Leonardo DiCaprio u pa teksa shkëmbente një puthje pasionante me Vitoria Ceretti gjatë një feste në klub nate në Ibiza të Spanjës.

Në videon e cila po bën xhiron e rrjetit shihet modelja 25-vjeçare duke u puthur me aktorin 48-vjeçar.

DiCaprio shfaqet i veshur me të zeza me një kapele të zezë bejsbolli në kokë. Nga ana tjetër Ceretti i kishte kapur flokët bisht dhe kishte veshur një bluzë me shkëlqim.