Beleri çon 2 rekurse: Gjykata e Lartë të shfuqizojë vendimin e GJKKO, përgjimi i policisë, i paligjshëm

Fredi Beleri, që ndodhet në burg për blerje votash, ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. 

Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.