FOTO/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë. Zbulohet gjinia e bebit!

Aktori i njohur Jack Whitehall dhe partnerja e tij Roxy Horner janë bërë prindër për herë të parë së bashku, sipas Daily Mail.

Ndonëse lajmi i ëmbël nuk është konfirmuar akoma nga çifti, mesa duket ata kanë sjellë një jetë një vajzë dhe kjo gjë vërehet nga rrobat e të voglës së tyre e cila ishte e veshur me të roza.

Në fotot e siguruara nga Daily Mail duket qartë dyshja teksa po dalin nga spitali “St Mary” në Londër me një karrocë.

Jack dukej mjaft i lumtur teksa mbante në dorë të voglën e tij e cila ndodhej në karrocë, teksa po shkonin në shtëpinë e tyre.