E puthi pa dëshirën e saj, Jennifer Hermoso paraqet ankesë zyrtare në prokurori kundër Rubiales

 

Ylli spanjoll Jennifer Hermoso ka paraqitur një ankesë zyrtare në prokurori kundër presidentit të federatës së futbollit të vendit, Luis Rubiales, për puthjen e famshme dhe të padëshiruar sipas saj në finalen e Kupës së Botës për femra.

“Dje, Jennifer Hermoso paraqiti një ankesë për ngjarjet për të cilat të gjithë jeni në dijeni”, tha për “CNN” një zëdhënës i prokurorisë spanjolle.

“Zyra e prokurorit të gjykatës kombëtare do të paraqesë një ankesë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi ai.

Deklarata është bërë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit për të mbrojtur privatësinë e viktimës.