Rusia: Ukraina ka humbur 66 mijë ushtarë gjatë kundërofensivës

Rusia pretendon se gjatë 3 muajve të  kundërofensivës, Ukraina ka humbur 66 mijë ushtarë. Shifrat janë bërë me dijë nga Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se asnjë nga sulmet e nisura nga Kievi nuk ka arritur objektivin e tyre.

Por nga ana tjetër, Kievi flet për shkatërrimin e vijës së parë të mbrojtjes së forcave ruse në Zaporizhia, përveç fitimeve të vogla territoriale në jug dhe tani e përkufizon kundërsulmin si premtues për të ardhmen.