Kreu marrëdhënie me një të mitur, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, në pranga 24 vjeçari

Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11-vjeçare.

Policia njofton se i riu me banim në Tiranë, gjithashtu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.