Aksident në aksin Kardhiq – Delvinë, shpëtojnë për fat një polic dhe një çift italian

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në Vergo. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Në njërin udhëtonte një punonjës i Policisë Kufitare dhe në automjetin tjetër një çift italian.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por dëmet në të dy automjetet janë të konsiderueshme.